Flash News

KRYESORE

Imami Elvis Naçi përgjigjet pas akuzave se do të bëhet pjesë e politikës

Imami Elvis Naçi përgjigjet pas akuzave se do të bëhet

Imami Elvis Naçi ka hedhur poshtë zërat se ai do të merret me politikë. Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ai u shpreh se gjithçka e bën për të ndihmuar shqiptarët. Naçi mendon se transparenca dhe barazia do të shërbejnë pozitivisht që të gjitha fondet të shkojnë për njerëzit e prekur.

“Më kanë akuzuar se merrem me politikë, por them këtu se jemi për tjetër gjë. S’kam lidhje me politikën, megjithëse jemi në tryezën e qeverisë. Dy gjëra më pëlqyen jashtëzakonisht, e para se këtu jemi të gjithë të barabartë dhe jemi përpjekur të gjithë për atë që ndodhi.

Në këtë tryezë jo vetëm që do bëjmë transparencën e të gjithë atyre që janë mbledhur, por të të gjitha fondeve dhe që do të shohim ku do të shkojmë, pasi ky është amaneti i atyre që kanë mbetur jetimë. Unë kam thënë që s’do merrem kurrë me politikë, por kur kanë nevojë shqiptarët, ne dimë të bëhemi bashkë. Mjerë për shqiptarët, që në ditë të mira vetëm zihen, shpresoj që të jemi mirë edhe në ditët e bukura me diell”, tha Naçi.

Të fundit