Flash News

KRYESORE

Imami kundër Berishës: Marrëveshja e 18 majit, shitje e PD-së

Imami kundër Berishës: Marrëveshja e 18 majit, shitje e

Kundërshtitë me kryetarin e lanë jashtë listës së PD-së, por Arben Imami ka kundërshtuar sot edhe qëndrimin e ish-kryetarit Sali Berisha për marrëveshjen e 18 majit.

Në një intervistë për AbcNeës, Imami u shpreh se nuk ndan të njëjtin mendim si Berisha se marrëveshja ishte shumë e mirë, por sipas tij, ajo ishte shitje e PD-së nga Lulzim Basha.

“Nuk ndaj të njëjtin mendim si Berisha që marreveshja ishte shumë e mirë, por Rama e menaxhoi më mirë më pas. Marrëveshja ishte shitje e PD-së nga Basha”, u shpreh ish-deputeti demokrat.

Berisha tha dje për ‘Syrin’ se marrëveshja ishte shumë e mirë dhe fitore e Bashës, por ky i fundit nuk arriti që t’i bënte si duhet avokatinë.

Të fundit