Flash News

KRYESORE

Implikon ish-ministrin Tahiri në grupin 'Habilaj', arratiset Sabaudin Çelaj

Implikon ish-ministrin Tahiri në grupin 'Habilaj', arratiset

Është arratisur në Itali shtetasi Sabaudin Çelaj, i njohur si një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Moisi Habilajt, i cili e po gjykohet për trafikim të narkotikëve, grupit kriminal dhe mbajtjes pa leje të armëve. Çelaj është gjithashtu personi që implikon ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në përgjimet e Prokurorisë së Katanias.

Mësohet se Sabaudin Çelaj ka thyer masën e “arrestit shtëpiak”, ndërkohë që autoritetet italiane e kanë vendosur në listën e personave të shumëkërkuar.

Grupi Habilaj po gjykohet në Itali për trafik droge nga Shqipëria në Itali. Në shtetin fqinj ndodhen pothuajse të gjithë anëtarët e këtij grupi.

Ndërkohë, në Shqipëri është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që po gjykohet për këtë çështje. Përballja e tij me trupin gjykues do të nisë më 19 qershor.

Të fundit