Flash News

KRYESORE

Ina Zhupa: Në murin e kryeministrit shpallen armiqtë e popullit

Ina Zhupa: Në murin e kryeministrit shpallen armiqtë e popullit

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook zëdhënësja për shtyp e PD Ina Zhupa ka reaguar ndaj listës së publikuar sot nga kryeministri Rama.

Statusi i plotë:

Në murin e kryeministrit shpallen armiqtë e popullit!!!

Nuk mund të pranohet që kryeministri i vendit të denigroj profesionist të fushave të ndryshme, me një listë që e shpalli si të zezë. Denigrimi i personaliteteve të rëndësishme siç është rasti i Prof.Dr. Mentor Petrelës është prova e degradimit që po pëson një kryeministër që mendon se u bë udhëheqës suprem që vendos drejtësinë e popullit në facebook. Mjeku Petrela është figurë e shquar, e rëndësishme e mjekësisë shqiptare dhe një vlerë që i shërben prej vitesh popullsisë së gjithë Shqipërisë.

Po rikthen metodën e njohur në Shqipërinë komuniste:" Ç'do populli bën partia, ç'do partia bën populli " dhe mendon se kështu mund të shpall armiqtë në emër të popullit. E pamoralshme, po aq sa e papranueshme edhe e turpshme. Duhet ta refuzojmë me përbuzje. Dhe të mos harrojmë që në të tillë mentalitet vjen dita që secili nga ne mund ta gjej veten në gjyq publik në murin e kryeministrit, teksa denigrohet dhe dënohet në emër të popullit.

Të fundit