Flash News

KRYESORE

Ina Zhupa përgënjeshtron lajmet mbi votimin në kryesinë e PD-së

Ina Zhupa përgënjeshtron lajmet mbi votimin në kryesinë e

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, zëdhënësja për shtyp në Partinë Demokratike Ina Zhupa ka përgënjështruar disa lajme të cilat janë publikuar pas votimit në kryesinë e PD-së.

Statusi i plotë:

FAKE NEWS MBI VOTIMIN NË KRYESINË E PD

Më vjen shumë keq kur shikoj të përhapur një lajm fallso që nuk e kuptoj dot nga e ka burimin. Ndjej si detyrë të informoj se dje në mbledhjen e kryesisë, pjesë e të cilës jam edhe unë kemi zhvilluar disa votime.

Votimi i parë dhe ai që është përhapur si FAKE NEWS ishte propozimi i anëtarit të kryesisë Gent Malko i bërë edhe publik. Ky propozim u hodh në votim nga treshja drejtuese e kryesisë.

Në këtë votim rezultati ishte:

24 Kunder propozimit te Z. Malko

11 Pro propozimit të Z. Malko

10 Abstenime

Pa dashur të bëj publike emrat e anëtarëve dhe votën se nuk është detyra ime, desha të bëj me dije që çdo lajm që flet për rezultat abstenues është i pavërtetë.

Interpretimet e këtij rezultati të vërtetë po ja lë gjithsecilit ti bëj.

Një gjë është e sigurt PD sapo ka hapur një garë, e cila duhet të na forcojë, të na bashkoj dhe të na japi mundësi të ecim përpara. Fituesin e përcakton anëtarësia e partisë sipas parimit: Një anëtar, një votë.

Të fundit