Flash News

KRYESORE

Ina Zhupa: Rama censuroi qytetarët e Fierit që të vërtetat të mos dalin në shesh

Ina Zhupa: Rama censuroi qytetarët e Fierit që të vërtetat

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook zëdhënësja për shtyp në PD Ina Zhupa ,është shprehur se në dëgjesën e radhës në Fier, Rama censuroi fjalët e qytetarëve.

Zhupa shton se ai nuk mund të shkoj edhe të bëj recitimin mbi administratën që vetë ai e krijoj dhe e mbajti, ndërkohë që banorëve u janë shtuar hallet, varfëria, papunësia në qeverisjen e tij.

Statusi i plotë:

Qytetarët e Fierit i kanë treguar vendin kryeministrit, po censura e tij nuk lejon që të vërtetat të dalin në shesh (Lajmi publikuar nga portali JOQ)

Ata e dinë mirë se Rama është kryeministri i 4 viteve të dështuara. Nuk mund të shkoj edhe të bëj recitimin mbi administratën që vetë ai e krijoj dhe e mbajti, ndërkohë që banorëve u janë shtuar hallet, varfëria, papunësia në qeverisjen e tij.

Konkretisht për Fierin:

Numri i bizneseve që janë mbyllur në Qarkun e Fierit në 4 vitet e Ramës, është i dyti më i larti në Shqipëri. Numri i të rinjve që janë larguar në këto 4 vite nga Qarku i Fierit, është i dyti në Shqipëri, pas Qarkut të Kukësit. Sasia totale e taksave të rritura që qytetarët e Fierit paguajnë, përllogaritet në 250 milionë euro në vit më shumë. Nga 1 miliardë e 500 milionë që paguan më shumë e gjithë Shqipëria, 1/6 e paguan Qarku i Fierit, dhe këtu nuk llogariten taksat e veçanta që duhet të merren për shkak të burimeve të veçanta natyrore siç është nafta.

Banorët e Fierit, të zonave Mbyet, Plyk, Portëz, Verrit, Mbrostar, që kanë protestuar dhe janë arrestuar nga policia për protestën e tyre kundër impianteve të plehrave atje ku jetojnë e banojnë ata, e dinë fare mirë sa mashtrues është Rama.

Fermerët fierakë përballen me faktin se nuk kanë treg ku të sheshin prodhimet e tyre, të cilët i lënë në ara, ku dhe i kalben duke çuar dëm punën dhe mundin e tyre. Mungesa e rrugëve e ndërthurur me rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës e bëjnë edhe më të pamundur transportin e mallit. Rama ju tregonte përralla si të shkojnë më mirë me njeri tjetrin dhe asgjë konkrete për ta as në 4 vite që shkuan, as për ato që priten të vijnë. I vetmi sektor ku është shkëlqyer Rama me bujqësinë, është mbjellja e kanabisit. Me këtë eksperiencë kërkon tju tregoj si bëhen negociatat për çmimin.

Për këto fakte, por edhe për shëndetësinë, për arsimin, për burimet e naftës, për taksat, për investimet e huaja nuk thotë asnjë fjalë kryeministri. Ndaj banorët e Fierit i dolën përballë dhe i thanë ca nga të vërtetat e tyre që montazhi i show-menit Rama i fshiu si të padëshirueshme.

Të fundit