Flash News

KRYESORE

Inagurohet aeroporti i ri në Stamboll, më i madhi në botë

Sot hapet aeroporti i ri i Stambollit, i cili ka një kapacitet pritjeje prej 90 milionë pasagjerësh në vit. Për inaugurimin, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përgatitur një ceremoni solemne.

Ky aeroport, i cili renditet mes pesë aeroporteve më të mëdhenj në botë dhe është ndërtuar në një zonë të Stambollit të quajtur “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”.

“Për 10 vite, kapaciteti i pritjes së aeroportit pritet të arrijë deri në 200 milionë pasagjerë në vit”, sipas operatorit IGA që do të shfrytëzojë aeroportin.

“Në vitin 2017, ishte aeroporti amerikan i Atlantës që kishte dalë në krye të këtij klasifikimi me 103,9 milionë pasagjerë në vit. Ai ndiqej nga Pekini (95,7 milionë), Dubai (88,2 milionë), Tokio (85,4 milionë) dhe Los Anxhelesit (84,5 milionë)”, sipas ACI-së.

Kompleksi gjigand pritet të përfundojë plotësisht në 2023. Udhëtimi i parë nga ky aeroport do të jetë drejt kryeqytetin turk Ankara më 31 tetor, ndërsa fluturimi i parë ndërkombëtar me Republikën Turke të Qipros Veriore të nesërmen.

Të fundit