Flash News

KRYESORE

‘Inate mes kolegesh’, gazetarja i del në mbrojtje Luana Vjollcës

Prej disa ditësh Luana Vjollca është në qendër të mediave për ‘sulmet’ që i janë bërë asaj për shkak të formave seksi që ka. Koleget e saj e kanë akuzuar atë si një moderatore e cila nuk mund të merret shembull apo dhe që Luana është shumë e mirë për t`u parë dhe jo për t`u dëgjuar.

E ftuar në Top Show, para disa puntatash, gazetarja Mira Kazhani tha se e sheh Luana Vjollcën me qejf por për të dëgjuar dëgjon Arbana Osmanin. Këtë deklaratë sa duket Luana e kaloi me sportivitet.

Më pas ishte Eva Murati ajo që tha se Luana nuk është shembulli për t`u marrë dhe pas kësaj duket se Luana i ‘shpalli’ sfidë Evës në mënyrë indirekte.

Dhe tani vjen një koment nga gazetarja që ka prezantuar më parë “Pasdite në Top Channel”, Kozeta Turishta.

“Edhe ne të duam ty, dhe pse nuk e pranojmë me zë e figurë, por në heshtje të adhurojmë pafund për forcën dhe vendosmërinë për t’u bërë një super star nga mundi e puna jote e palodhshme se përndryshe nuk t’i fal kush “1 milionë” dashamirës besnik”, ka komentuar Kozeta, e cila tashmë prej vitesh jeton në SHBA.

Ky koment i ka ngrohur zemrën Luanës e cila i ka kthyer komentin me shumë dashuri:

”Kozeta ti je një shpirt i bukur që meriton SHUMË. Me le pa fjalë. E di që një ditë jo fort larg do të të shoh në majë, aty ku meriton të jesh prej kohësh. TË DUA. Faleminderit që je një femër që mbështet femrat. Frymëzim”.

Të fundit