Inatet mes dy ish-kunatave, Elsa Pataky flet për ndarjen e Liam-it dhe Miley-t: Ai meriton më shumë

Elsa Pataky është modele dhe aktore, dhe bashkëshortja e Chris Hemsworth. vëllait të Liam-it. Elsën e kemi parë në disa filma por me siguri më shumë e kujtoni për rolin e saj në “Fast and Fourious”.

Së fundmi, në një konferencë për shtyp në Madrid, ajo ka folur dhe për ndarjen e kunatit të tij, Liamit, me këngëtaren Miley Cyrus, ku sipas saj ai meriton më mirë dhe më shumë se këngëtaren:

“Kunati im, epo … pas një marrëdhënie që i ka kushtuar 10 vjet është disi i mërzitur, por ai po përballet mirë, është një djalë i fortë dhe meriton më të mirën. Mendoj që meriton shumë herë më mirë. Gjithmonë gjen mbështetje në familje, dhe ai është bashkuar me Chris, i cili është aty për t’i dhënë gjithë forcën që i duhej.”