Flash News

KRYESORE

Incident në konferencën për shtyp, Panuçi braktis intervistën me Ilda Bejlerin

Incident në konferencën për shtyp, Panuçi braktis

Humbja 4:1 me Ukrainën duket se ka tronditur atmosferën e ekipit kuqezi. Kështu, Trajneri Kristian Panuçi ka braktisur intervistën që po jepte për gazetaren e ‘SuperSport’, Ilda Bejleri në momentin që disa tifozë aty pranë nisën të vërshëllenin ndaj tij në shenjë pakënaqësie për paraqitjen e dobët të ekipit.

“Më duket të iki, më falni”, ishin fjalët e italianit, i cili hoqi kufjet dhe u largua së bashku me Gerti Carçanin, i cili po bëhej gati të përkthente deklaratat e tij.

Rezultatet e dobta, veçanërisht në dy ndeshjet e fundit ndaj Ukrainës dhe Kosovës kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e 45-vjeçarit në krye të Kombëtarës, teksa pritet që federata të mbajë qëndim për këtë çështje.

Zbulohet kushti i federatës, Panuçi rrezikon shkarkimin

https://www.youtube.com/watch?time_continue=33&v=h4enhX76ypU

Të fundit