Flash News

KRYESORE

Incidente në ‘Rrugën e Kombit’, protestuesit qëllojnë me gurë në drejtim të policisë, kundërshtohet taksa

Protesta që po zhvillohet në ‘Rrugën e Kombit’ nga banorët e Kukësit dhe qytetarë të Kosovës, është shoqëruar me incidente. Disa protestues kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë, ndërkohë që efektivët po përpiqeshin të lironin rrugën e bllokuar.

Protestuesit kanë bllokuar kalimin në autostradë si shenjë revolte kundër taksës 10 euro që qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vendosur.

Policia ka bllokuar gjithashtu hyrjen e disa automjeteve dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët kërkonin të merrnin pjesë në protestë.

Qarku i Kukësit është më i varfri në Shqipëri, ndërkohë që qytetarët e tij nuk do të përjashtohen nga taksa, edhe pse nuk kanë një rrugë alternative për të përdorur. 

Të fundit