Flash News

KRYESORE

Incidentet gjatë ndeshjes me CSKA Moskë, Lyon rrezikon përjashtimin nga Kupat e Evropës

Incidentet gjatë ndeshjes me CSKA Moskë, Lyon rrezikon

Ekipi i Lyon rrezikon të përjashtohet nga Kupat e Evropës pas incidenteve të shkaktuara gjatë ndeshjes së kthimit të fazës së 1/8-ave të ‘Europa League’ me CSKA-së së Moskës

Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur disa agjentë të policisë, që u dërguan në spital. Gjithçka ndodhi kur Lyoni mbahej nën vëzhgim, pasi ishte dënuar me kusht nga federata evropiane për akte të ngjashme që i kishin paraprirë ndeshjes së prillit të kaluar mes 7-herë kampionëve të Francës dhe Beshiktashit.

Për rastin e fundit, mbi të cilin do të merret një vendim që do të bëhet publik deri në datën 31 maj, procedohet edhe për sjellje raciste të tifozerisë së Lyonit, ndërsa burime brenda UEFA-s bënë të ditur se ekziston rreziku konkret që skuadra franceze të përjashtohet për një vit nga kompeticionet evropiane.

Të fundit