Flash News

KRYESORE

Incidenti/ “Agimi i Artë” prish paradën, shkak nxënësja shqiptare

Incidenti/ “Agimi i Artë” prish paradën, shkak

Një incident ka ndodhur ditën e shtunë në Greqi me rastin e festës kombëtare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Emporio të ishullit grek dhe protagonistë janë anëtarët e Agimit të Artë të cilët kanë prishur festën për shkak se një nxënëse me origjinë shqiptare mbante flamurin në paradën.

Nxënësja shqiptare ishte zgjedhur për të mbajtur flamurin sepse kishte rezultate të shkëlqyera në mësime, ndërkohë që në momentin që përfaqësues të Agimit të Artë kanë nisur të hedhin parrulla, prindërit kanë marr fëmijët dhe janë larguar duke bërë që parade të anulohej.

Pas kësaj ngjarjeje të gjitha partitë politike greke kanë dënuar këtë ngjarje.

“Idetë kriminale të AA nuk kanë vend në shoqërinë greke”, thekson në deklaratën për shtyp partia qeveritare SYRIZA. Ndërsa Partia Komuniste greke ka deklaruar se “Akti i turpshëm i AA për të ndaluar 11 vjeçaren shqiptare të mos mbajë flamurin grek si dhe deklarata e tyre se grekët nuk luftuan fashizmin dhe nazismin, por vetëm ushtrinë italiane, tregon fytyrën e tyre të vërtetë naziste”.

Të fundit