Flash News

KRYESORE

Incidenti me gazetarët, Saimir Kodra: Unë do ta kisha gjuajtur Ramën me mikrofon

Incidenti me gazetarët, Saimir Kodra: Unë do ta kisha gjuajtur

Moderatori Saimir Kodra, i ftuar në ‘Mos i Fol Shoferit’ nga Rudina Dembacaj ka folur rreth incidentit, të ndodhur disa ditë më parë, ku kryeministri Edi Rama sulmoi dhe fyeu gazetarët.

Kodra tha se nëse ai do të ishte aty do ta gjuante me mikrofon ose do ta shante.

“Prapë gazetarët ranë pre e gjithë kësaj. Unë e thashë që atë ditë, ai gjeti gazetarët që ishin aty. Unë nuk jam as trim, as gangster, as më i forti as më i dobëti. Por po të kisha qenë me mikrofon, sigurisht që do i gjuaja ose do e shaja, nuk mund ti rrija ashtu. Këto gazetarët që janë profesionistë të nderuar, ndoshta janë mësuar me të tillë natyra arrogante dhe e anashkaluan”, u shpreh saimir Kodra.

Të fundit