Flash News

KRYESORE

Incidenti me Lazion, Ribery dënohet me tri ndeshje

Incidenti me Lazion, Ribery dënohet me tri ndeshje

Franck Ribery është dënuar me 3 ndeshje nga Serie A pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes me Lazio-n mbrëmjen e së dielës.

Ish-lojtari i Bayernit ishte shumë i acaruar me anësorin pas takimit. Ai shtyu virojtësin duke shkaktuar polemika. Dënimi i tij ishte i pashmangshëm dhe paneli i disiplinës së Serisë A ka vendosur ta pezullojë për 3 ndeshje dhe do të jetë i detyruar të paguajë një gjobë prej 20000 eurosh.

Me një llogari të thjeshtë, Ribery i bie që do të mungojë në ndeshjet ndaj Sassuolos, Parmës dhe Cagliarit. Ndeshja e tij e rikthimit do të jetë më 24 nëntor.

Të fundit