Flash News

KRYESORE

Incidenti “Në kurthin e Piter Pan”, Valbona i jep këpucët e saj Alketës

“Në kurthin e Piter Pan” është një emision i cili shfaqet drejtpërdrejtë në televizionin Klan dhe incidentet që mund të ndodhin janë të pashmangshme. Alketa Vejsiu, moderatorja e këtij emisioni është përballur për herë të dytë me një incident pas atij të dekoltesë të para disa javëve.

Kësaj radhe asaj i kanë humbur këpucët, por Bobo siç e quan ajo Valbona Selimllarin, i ka ardhur në ndihmë.

“Para se të fillonte emisioni më humbën këpucët. Dikush mi mori, por fatmirësisht ishte Valbona Selimllari që më erdhi në ndihmë. Bona kishte marrë me vete dy palë këpucë dhe si zemërmirë që është m’i dha një palë mua”, sqaroi Alketa.

Të fundit