Flash News

KRYESORE

Incidenti në mitingun e PD-së/ Forcat e Armatosura kthejnë përgjigje: Lënda nuk është luftarake

Incidenti në mitingun e PD-së/ Forcat e  Armatosura kthejnë

Forcat e Armatosura i kthyen zyrtarisht përgjigje prokurorisë së Tiranës në vijim të hetimeve që po zhvillohen për lëndimin e 146 tubuesve demokratë në bulevard.

"Konstatojmë se lënda nuk është luftarake"-thuhet në përgjigjen e  tyre.

Burimet thanë se megjithatë në ekspertizë nuk është përcaktuar se çfarë lënde ishte ajo që ju shkatoi pjesëmarrësve dhimbje sysh e djegie të lehta në trup, simptoma këto që i çuan disa prej t yre në spital. Por nga ana e saj ekspertiza e policisë kriminalistike përcakton se bëhet fjalë për lëndë të lëshuara nga prozhektorët, një version ky që nuk e ka bindur ende prokurorinë. 

Për këtë shkak, por edhe sepse mjekësia ligjore nuk përcaktoi se çfarë elementësh u gjetën në gjakun e 22 pacientëve që u trajtuan në spital, prokuroria do të presë përgjigje nga laboratorët gjermanë për të konfirmuar dyshimet e saj. 

Grupi i hetimit  nuk e ka regjistruar çështjen sipas referimit të policisë për dyshimet se është ndotur ajri, por për veprën 325 që është pengim i subjekteve elektorale për të zhvilluar aktivitetin e tyre.Top Channel 

Të fundit