Flash News

KRYESORE

Incidenti në shesh/ Grupi i Dropullit bojkoton festën

Incidenti në shesh/ Grupi i Dropullit bojkoton festën

Grupi i Dropullit pasi është njohur me faktin që në koncert do të jetë  vallja çame e “Osman Takës” ka vendosur të braktisë eventin.

Komuniteti grek i Dropullit pretendon se kjo valle u përket pikërisht atyre, ndaj kjo është bërë shkas që të nxisin konflikt edhe në këtë mbrëmje që mendohet të jetë përbashkuese.

Vallja Çame u përhap në Greqi. Atje iu përshtat emri “Çamiko” dhe kaq mjaftoi që ta cilësonin si të tyren.

“Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje.Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit: “ O Mexhid Bej, kërkesa ime e fundit në këtë botë është paksa e cuditshme. Unë dua një sufra dhe sazet e Filatit dhe të Konispolit se do të kërcej një valle të burrave të Konispolit, dua orkestrën e Braho Salametit”, shkruan Alba Haruni në një shkim të publikuar në 27.al.

 

Të fundit