Flash News

KRYESORE

Incidenti para parlamentit në Serbi, deputeti i PS-së sqaron ngjarjen

Incidenti para parlamentit në Serbi, deputeti i PS-së sqaron ngjarjen

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas lajmit ku u raportua një incident mes tij dhe policisë në Serbi. Në një reagim të publikuar në rrjetin social, Ndreu thotë se e vërteta është krejt ndryshe nga sa është raportuar në media.

Deputeti i PS-së, shprehet se dy miq të tij kanë dal nga makina për të bërë foto para parlamentit të Serbisë dhe kanë bashkuar duart duke bërë simbolin e shqiponjës.

Në këtë moment, shkruan Ndreu janë afruar gazetarë dhe stafi i sigurisë së parlamentit teksa shton se e gjitha u sqarua në atë moment pa asnjë incident dhe se askush nuk u ndalua.

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut

NJË SQARIM PËR KAZANIN MEDIATIK

Dua të sqaroj publikun në lidhje me një lajm të dhënë sot nga kazani mediatik, që sipas tyre qenkam ndaluar në Serbi nga policia.

Të nderuar qytetar ju siguroj që është një lajm i rremë dhe i tjetërsuar nga pseudoportalet tona të famshme.

E VERTETA ËSHTË KJO:

Dy miqte te mi kane dale ga makina per të bërë foto para parlamentit të Serbisë dhe kanë bashkuar duart duke berë simbolin e shqiponjes. .

Unë personalisht kam qëndruar në makinë dhe nuk kam zbritur fare. Kam parë më pas duke levizur ca gazetarë dhe stafin e sigurisë së parlamentit. Madje, ata më treguan edhe se çfarë ndodhi. Jemi sqaruar aty në moment, pa asnjë incident dhe kemi vazhduar rrugën tonë. Nuk është ndaluar askush, aq me pak une !

Më vjen keq ta them por është e turpshme të shkruhet se deputeti Pjerin Ndreu është ndaluar apo ka bërë shqiponjen tek parlamenti i Serbisë pë të provokuar. Nuk e kuptoj sa të pacipë janë gazetarët tanë që e deformojnë në këtë formë ngjarjen.

 

Të fundit