Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Incidenti te Ekonomiku, studentët krah pedagoges Manxhari, kërkojë dorëheqjen e dekanit Dhori Kule
Studentët e fakultetit të Ekonomisë në një deklaratë për median kanë përgenjështruan pretendimet se pedagogia Mimoza Manxhari ka kërcënuar studentët që t’i japin fund bojkotit.
Ata sqarojnë se i kanë ftuar pedagogët në një takim me studentët, ftesë së cilës i është përgjigjur dhe pedagogia Manxhari.
“Gjatë diskutimeve mes nesh, disa studentë me prapavijë partiake, sulmuan Prof. Manxharin me pretendimin se 'ajo si person që ngel shumë studentë nuk duhet të jetë mes nesh’”, sqarohet ndër të tjera në deklaratën e studentëve për media.
Më tej, ata shtojnë se nuk duan të bëjnë avokatin e asnjë pedagogu, por nuk mund të lejojnë akuzat e pabaza dhe të paramenduara nga individ të veçantë.
Më tej ata kërkojnë shkarkimin e dekanit të FEUT Dhori Kule, pasi sipas tyre, “Sulmet e djeshme ishin të dirigjuara nga individë që janë pjesë e forumeve partiake PD-PS-LSI dhe që veprojnë për llogari të Dekanit të FEUT Dhori Kule”.
“Duke filluar që prej ditës së sotme përveç 8 kërkesave tona ndaj qeverisë, kërkesave të veçanta ndaj Rektoratit dhe Dekanatit, ne studentët kërkojmë edhe dorëheqjen e Dekanit të FEUT Dhori Kule për arsye se qartësisht me qëndrimet e tij pasive, aspak serioze dhe shumë larg të qënurit profesionale është rreshtuar krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm duke mbajtur qëndrim injorues dhe hapur kundër studentëve”, shkruhet më tej në deklaratën e studentëve.
Deklarata e plotë këtu