Flash News

KRYESORE

Incidenti/ Vuçiç rrezikoi jetën ndërsa po fluturonte me helikopter

Incidenti/ Vuçiç rrezikoi jetën ndërsa po fluturonte me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç rrezikoi jetën ditën e sotme ndërsa ishte duke fluturuar me helikopter.  Kur zbriti në tokë, ai u tha gazetarëve se gjithçka ishte në rregull dhe se ai nuk kishte frikë. Për më tepër që piloti veproi siç duhet.

“Nuk kam frikë, kam fluturuar për shtatë vite rresht. Nuk kam frikë të fluturoj. Piloti zbatoi procedurën normale kur u përball me mot të keq. Çdo gjë është në rregull”, tha Vuçiç.

Helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Serbisë rrezikoi që të rrëzohej për shkak të motit të keq.

Ndryshimi i papritur i motit detyroi pilotin që të bënte një lëvizje të paparashikuar, e cila rezultoi e duhura dhe ai arriti që ta ulte helikopterin në tokë.

Të fundit