Flash News

KRYESORE

Indeksi i Progresit Social, Shqipëria asnjë përmirësim nga viti i kaluar

Indeksi i Progresit Social, Shqipëria asnjë përmirësim nga

Shqipëria nuk ka bërë asnjë përmirësim në Indeksin e Progresit Social për vitin 2017-të. Raporti është publikuar nga “Social Progress Imperative” dhe merr në konsideratë treguesit socialë dhe ambientalistë që mat tre dimensione të progresit social: Nevojat bazë njerëzore, bazat e mirëqenies dhe mundësitë.

Shqipëria renditet në vendin e 52-të, njësoj si një vit më parë, dhe mbetet pas Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë e Serbisë. Maqedonia dhe Mali i Zi kanë pothuajse të njëjtat të dhëna si vendi ynë.

Shqipëria ka rezultate të dobëta në në aksesin ndaj edukimit të avancuar, tolerancës dhe gjithë përfshirjes, lirisë personale dhe mundësive të zgjedhjes, të drejtave personale dhe cilësisë së mjedisit. Më mirë paraqitet në treguesit e ushqimit dhe kujdesit bazë mjekësor, aksesit në njohuritë bazë, furnizim me ujë, strehim, akses në informim dhe komunikim.

Të fundit