Flash News

KRYESORE

Infeksionet që mund të merrni nga uji i ndotur në plazhe e pishina

Infeksionet që mund të merrni nga uji i ndotur në plazhe e

Në stinën e verës, gjatë frekuentimit të plazheve dhe pishinave, shqetësimet më të shpeshta që hasen janë infeksionet dhe myku në lëkurë. Mjekja dermatologe në QSUT, Dr. Fida thotë se, “personat e prekur nga këto infeksione, duhet të shmangin frekuentimin e plazheve dhe pishinave deri në shërimin e tyre, kjo jo vetëm që të mos përkeqësojnë situatën dhe të parandalojnë komplikacionet e këtyre patologjive, por pakësojnë edhe rrezikun e përhapjes së këtyre patologjive tek individët e tjerë”.

Dr. Fida shprehet se “Infeksionet e lëkurës janë një grup patologjish që kanë një incidencë të shpeshtë dhe prekin një kontingjent të konsiderueshëm personash gjatë stinës së verës. Frekuentimi i plazheve publike dhe ndotja në këto ambiente janë arsyeja kryesore e shfaqjes së këtyre patologjive. Kontakti i drejtpërdrejtë me faktorët shpërthyes: stafilokoku dhe streptokoku (mikrobe patogjenë), si dhe funge të ndryshëm, që ndodhen në ujin e detit e të pishinave, rërë apo shezlone shoqërohet me rritje të rrezikut për shfaqjen e këtyre problemeve ne lëkurë”. Sipas mjekes dermatologe, sëmundja shfaqet atje ku gjen terren të përshtatshëm në kushte të një higjiene personale jo të mirë dhe varet nga sistemi imunitar, i cili gjatë ekspozimit në temperatura të larta tenton të dobësohet dhe për pasojë individët preken më lehtë nga mikrobe të ndryshme, që qarkullojnë në mjedisin e jashtëm.

Të fundit