Infektimi i qendrave shëndetësore, si justifikohet Rakacolli: Fenomen që ndodh edhe në botë

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, referuar situatës me pandeminë në vend tha se infektimi i qendrave shëndetësore është fenomen që ka ndodhur edhe në vende të tjera të botës.

E ftuar në studion e Ora Neës ajo tha se kjo ka ardhur edhe si pasojë e hapjes dhe rikthimit të shërbimeve të QSUT-së.

Infektimi i qendrave shëndetësore është fenomen që ka ndodhur edhe në vende të tjera të botës. Deri në momentin e hapjes kishim vënë kufizimi në shërbimin shëndetësor dhe pas hapjes e vumë në shërbim të plotë. Masat janë marrë. 

Po ta shohim në QSUT, nga 58 shërbime që ofrohen, vetëm 2 patën probleme. Tek Infektivi që është një spital me shumë infeksione, Trauma është shndërruar në një spital urgjence dhe nuk ka asnjë lloj probleme të shpërndarjes së infeksionit. Njerëzit që vijnë në spitale janë njerëz që janë më vulnerabël kundrejt infektimit. Ndërsa edhe mjekët kanë një jetë sociale dhe shkojnë nëpër kafene”, tha Rakacolli.