Flash News

E-TJERA

Infermierët protestë më 20 dhjetor: Bashkë kundër presioneve, diskriminimit e politizimit të shëndetësisë

Infermierët protestë më 20 dhjetor: Bashkë kundër

Ditën e djeshme infermierët paralajmëruan protesta, ndërsa sot kanë zyrtarizuar datën e protestës.

Me 20 dhjetor infermierët do të protestojnë per një sërë çëshjesh, ndër to përfshirë rritjen e pagave, kundër presioneve, diskriminimit  e politizimit të shëndetësisë.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Shoqatës së Infermierëve:

Zyrtare:

PROTESTA E BLUZAVE TE BARDHA

Te enjten 20 Dhjetor ora 10:00 prane QSUT te gjithe bluzat e bardha se bashku ne proteste kunder presioneve, kunder diskriminimit, kunder politizimit te Shendetesise

-Shperblim per fundviti

-Rritje page

-Kushte me te mira pune

-Siguri ne pune

-Protokollet e punes

-Shfuqizimin e gabimit mjekesore si veper penale

-Pagesa e diteve te fundjaves sipas ligjit

-Pagesa e diteve te festave sipas ligjit

-Stop koncesioneve ne kurriz te personelit Shendetesore

-Stop abuzimeve me punesime partiake

-Stop dhunes ndaj bluzave te bardha

Nga QSUT drejt Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale

Per cdo detaj mbi organizimin dhe detajet

+355672999987

Thyeje friken eja dhe ti...se bashku arrijme shume.

Të fundit