Flash News

KRYESORE

Infermieri gjerman pranon se ka vrarë 100 pacientë

Infermieri gjerman pranon se ka vrarë 100 pacientë

Ish-infermieri gjerman, i akuzuar për vrasjen e 100 pacientëve që ishin nën kujdesin e tij, pranoi ditën e sotme se është autori i këtyre veprave.

I pyetur nga gjykatësi në qytetin verior Oldenburg nëse akuzat ndaj tij ishin të sakta, i pandehuri Niels Hoegel u përgjigj: “Po”.

“Ajo për të cilën unë akuzohem, ka ndodhur në të vërtetë, tha 41 vjeçari. Prokurorët shprehen se gjatë periudhës 2000-2005, të paktën 36 pacientë u vranë në një spital në Oldenburg, ku ai punonte dhe rreth 64 në një klinikë pranë Delmenhorst.

Hoegel ndodhet në qeli prej një dekade dhe akuzohet se u ka dhënë mbidoza medikamentesh pacientëve, që më pas t’i shpëtonte në momentet e fundit.

Të fundit