Flash News

KRYESORE

Infermierja braktis profesionin që të mos rrezikojë jetën e të atit

Infermierja braktis profesionin që të mos rrezikojë jetën e

Një infermiere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njohur si Maria ka bërë gjestin prekës për të mbrojtur babin e saj nga infektimi me COVID-19.

Pasi ajo ishte në vijën e parë të luftës me koronavirusin, ajo rrezikohej që të infektohej, ndaj ka vendosur që të tërhiqet.

Vetëm për të mos rrezikuar të atin, Maria ka marrë këtë vendim që ka prekur të gjithë. Ajo ka rrëfyer për “The Sun”:

“Tani unë e di se ato maska ​​zgjasin vetëm për katër orë, unë e dija se nuk kisha punuar në të vërtetë me ndonjë rast të infektuar me koronavirus akoma. Më duhej të kujtoja se unë kujdesem edhe për babanë tim, dhe babai im është një nga njerëzit shumë, shumë delikat që mund të infektohet kollaj dhe thjesht nuk u ndjeva rehat duke vazhduar turnin duke e ditur çfarë masash mbrojtëse më ofrua. Kam qarë për rreth dy orë në makinën time, ndjeva se vendimi ishte kundër gjithçkaje në të cilën besoj. Kur hyra në këtë fushë duhej të ndihmoja njerëzit dhe të jepja më të mirën. Fakti që më është dashur të largohem, shkon kundër gjithçkaje që kaloj, por e dija se duhej ta bëja sepse nuk dua të jem përgjegjësr për infektimin e babait tim.”

Të fundit