Flash News

KRYESORE

Infermierja i vjedh unazën e diamantit dhe kartën e kreditit gruas që ndërroi jetë nga COVID-19

Një infermiere që po kujdesej për një të moshuar e cila ishte e infektuar nga COVID-19 ka vjedhur pacienten pasi ka ndërruar jetë. Elizabeth Daniels, që është 29-vjeçe, kujdesej për Barbara Gust – 86 vjeçe – nga Koldorado e SHBA-ve.

E moshuara ndërroi jetë si pasojë e infektimit me COVID-19. Por pak kohë para se moshuara të humbte jetën nga sëmundja, Elizabeth, dyshohet se ka vjedhur unazën e saj të diamantit dhe kartën e kreditit. Familjarët mësuan për këtë vjedhje vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore.

Më pas me ndërhyrjen e autoriteteve policore, infermierja 29 vjeçare është arrestuar dhe sendet me vlerë të grabitura i janë kthyer familjarëve të viktimës.

Të fundit