Flash News

KRYESORE

Influenca ruse në Shqipëri, kreu i SHISH: Nuk është e qartë, por ka tendenca

Influenca ruse në Shqipëri, kreu i SHISH: Nuk është e

Kreu i Shërbimit Informativ, Helidon Bendo ka raportuar sot në Komisionin e  Sigurisë, ku ndër të tjera është pyetur nga deputetët për influencën e Rusisë në vendin tonë.

Bendo ka përjashtuar një influencë të qartë të rusëve në Shqipëri, gjithsesi pranoi se tendenca të tilla ka patur. Ai siguroi se shërbimi inteligjent po tregohet vigjilent për këtë çështje.

Ditën e djeshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vendosi të shpallë ‘non grata’ Sekretarin e Parë të Ambasadës së Rusisë në Tiranë dhe Atasheun Ushtarak, të cilët kanë ushtruar veprimtari në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik. Ministri Ditmir Bushati theksoi gjithashtu se vendimi për dëbimin e dy diplomatëve është marrë në koordinim me NATO-n.

Përjashtimi i diplomatëve rusë, BE nuk del e bashkuar, disa shtete të rëndësishme nuk e përkahin vendimin

Të fundit