Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Informacione të reja për dosjen “Tahiri-Habilaj”? Flet ministri italian: Gjyqësori është sfidë e Shqipërisë
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe homolohu i saj italian Andrea Orlando në një deklaratë për median folën sot për bashkëpunimet mes dy vendeve.
Mirëpo, i pyetur nga gazetarët shqiptarë për çështjen Hablilaj dhe implikomin e Tahirit dhe nëse ministri ka sjellë ndonjë informacion të ri, Orlando foli shumë shkurt.
“Nuk komentoj vendimin e magjistraturës italiane. Detyra jonë është që shkëmbimet tyre të shkëmbehen në mënyrë më të mirë dhe jo të gjykojmë në vend të gjyqtarëve apo hetojmë në vend të prokurorëve”, u shpreh ministri.
Ndërsa më tej ai shtoi se shkëmbimi i informacionit mes dy vendeve ka qenë i shkëlqyer.
“Shkëmbimi i informacinit është i shkëlqyer dhe bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyër. Të vetmet probleme që ekzistojnë janë mënyrat vlerësimit mes dy vendeve. Ky problem mund të zgjidhet pas një ballafaqimi teknik. Gjyqësori është sfidë e Shqipërisë dhe jo e jona”, shtoi më tej ministri.