Flash News

KRYESORE

“Informacioni u centralizua për COVID”, Alfred Lela: Dyshime për informacion të padhënë

“Informacioni u centralizua për COVID”, Alfred Lela: Dyshime

Analisti dhe drejtuesi i Politiko.al, Alfred Lela në emisionin “Real Story” deklaroi se në Shqipëri u centralizua hospitalizimi i personave të infektuar me koronavirus, gjë që çoi dhe në centralizimin e informacionit. Sipas tij, kjo gjë të bën të dyshosh se ka pasur fshehje të informacionit, pasi ky i fundit është dhënë vetëm nga goja e zyrtarëve të qeverisë.

“Kam nevojë të theksoj dy elementë: si jemi ne raport me vendet e tjera? Dua të përmend dy elemente që janë të rëndësishme; së pari centralizimi i hospitalizimit. Në të gjitha këto vende, Itali, SHBA, nuk janë vetëm dy spitale për covid-19. Dhe e dyta centralizimi ka çuar në centralizim të informacionit. E kemi marrë informacionin vetëm nga goja e zyrtarëve të republikës. Duke parë këto të dyja a mund të ngremë dyshimin se mund të ketë informacion të padhënë?!”, tha ai.

Duke komentuar menaxhimin e situatës, ku një shumicë njerëzish përgjigjen se jemi më mirë se vendet e tjera. Ai ngriti pyetjen se në cilat drejtime është Shqipëria më mirë se vendet e tjera. “Nëse shtetrrethimi ka funksionuar ka funksionuar rreth informacioni jo rreth qytetarit. Këtu kam kam të drejtën të kem një dyshim. 70% thonë se jemi më mirë se vendet e tjera! Unë them ku? Jemi te furnizimi me maska? Te ndihma ekonomike? Në asnjë nga këto pikat nuk jemi. Britanisë së Madhe ka pasur një diskordancë të shifrave me mijëra dhe është korrigjuar. I ka ndodhur Italisë”, tha ndër të tjera Alfred Lela.

Të fundit