Flash News

KRYESORE

Ingrit Gjoni lë pas projektet muzikore, i bashkohet një nisme humane

Këngëtarja e njohur shqiptare Ingrit Gjoni, është bërë pjesë e një nisme humane për t’ju  ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ndryshe nga herët e tjera ku daljet e saj publike i bën në kuadër të videoklipeve apo projekteve televizive, këtë herë këngëtarja së bashku me disa kolegë të saj i është bashkuar kësaj kauze.

Në rrjetin social ‘Instagram’, këngëtarja ka postuar një foto me dy fëmijë që janë pjesë e aktivitetit.

 “Jam shumë e lumtur që u bëra pjesë e kësaj nisme, bashkë me kolegët e mi. Uroj që kjo nismë të jetë në mbarë Shqipërinë, do të jem shumë e lumtur që të jem pjesë e kësaj nisme edhe më tej në vazhdim. Faleminderit edhe publikut të gjerë që u bashkuan me ne në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ju dua”, shkruan Ingriti në ‘Instagram’.

Të fundit