Flash News

KRYESORE

Iniesta ka një ide për të ardhmen: Japonia nuk është për pension

Iniesta ka një ide për të ardhmen: Japonia nuk është

Andres Iniesta ka nisur të mendojë për të ardhmen. Ish-mesfushori i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle aktualisht luan te skuadra japoneze Vissel Kobe, por pret të bëhet trajner së shpejti.

"Është një ide që po më kalon në mendje kjo e trajnerit. Nuk kam shumë që e mendoj, sepse tani më pëlqen më shumë të luaj. Gjithsesi, në një të ardhme të afërt patjetër që e mendoj. Japonia nuk është një vend për të kaluar pensionin. Luhet futboll dhe madje punohet shumë", ka deklaruar Iniesta.

"Ëndërroj që të vazhdoj të argëtohem. Të luaj futboll deri kur të mundem dhe të shohim sa do të zgjasë", - ka shtuar mesfushori.

Të fundit