Flash News

KRYESORE

Inkriminimi i Pjetrit, PD e Shkodrës nis protestat. Në ‘shenjestër’ dhe Taulant Balla

Inkriminimi i Pjetrit, PD e Shkodrës nis protestat. Në

Partia Demokratike në Shkodër ka njoftuar se të mërkurën në orën 19:300 do të organizojë një protestë pas publikimit të fakteve që tregojnë se Valdrin Pjetri rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Mashimi paqesor do të organizohet para prefekturës së Shkodrës në bashkëpunim me Aleancën Qytetare.

 Diten e sotme, me ze dhe me figure, PDSH denoncoi perfshirjen e Valdrin Pjetrit ne trafik droge dhe denimin e tij ne Itali qe ai e mohon tash sa kohe. Ju bejme thirrje te na bashkoheni pasi Shkodra dhe Shkodranet nuk e pranojne drejtimin e qytetit djep te kultures nga nje trafikant droge dhe mashtrues si Valdrin Pjetri. Jeni te mirepritur”, thuhet në njoftim.

Valdrin Pjetri reagoi menjëherë pas publikimit të dokumenteve, duke u shprehur se prêt me  padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

 Njoftimi i Partisë Demokratike:

Diten e neserme, e Merkure, dt. 14/08 ne oren 19:30 para Prefektures se Shkodres, Partia Demokratike Shkoder dhe Aleanca Qytetare organizon nje proteste popullore kundra uzurpimit te Bashkise Shkoder nga banda e Edvin Kristaq Droges dhe produktit te farses se 30 Qershorit.

Diten e sotme, me ze dhe me figure, PDSH denoncoi perfshirjen e Valdrin Pjetrit ne trafik droge dhe denimin e tij ne Itali qe ai e mohon tash sa kohe. Ju bejme thirrje te na bashkoheni pasi Shkodra dhe Shkodranet nuk e pranojne drejtimin e qytetit djep te kultures nga nje trafikant droge dhe mashtrues si Valdrin Pjetri. Jeni te mirepritur.

Vetëm pak më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Në lidhje me këto dokumenta reagoi Taulant Balla.

Ai i cilësoi shpifje akuzat e PD-së, ndërkohë që kërkoi të zbardhet e vërteta.

Ditari politik

Të fundit