Flash News

KRYESORE

“Inskenoi” rrëmbimin për të pirë kafe me shoqërinë, gjendet 13-vjeçarja

“Inskenoi” rrëmbimin për të pirë kafe me

Është gjetur 13-vjeçarja në Tiranë e cila rezulonte prej 4 orësh e zhdukur. Policia e raportoi ngjarjen si rrëmbim, por pasi vajza u gjet nuk ka rezultuar kështu.

Në dëshminë e saj të parë për policinë, vajza deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se kishte stisur historinë e rrëmbimit, pasi familja nuk e linte që të dilte me shoqërinë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi deklaron se 13-vjeçarja kishte shkuar për të pirë pije freskuese me një grup shokësh dhe shoqesh.

"Është shumë mirë, nuk ka pasur rrëmbim, është një grup shoqesh dhe shokësh që kanë shkuar në një lokal për të pirë pije freskuese", tha Jaupi.

Të fundit