Inspekton spitalin e QSUT pas tërmetit, Rama dorën në qafë doktoreshës: Kemi patur marrëdhënie të fortë

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër dëmet e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit në spitalin e QSUT-së në Tiranë.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryeministri u njoh me ambientet, në të cilat ka nisur puna për rikonstruksionin e mureve të çara.

Pas takimit, në oborrin e qendrës spitalore, Rama i hodhi dorën në qafë doktoreshës që e shoqëroi po ashtu gjatë inspektimit dhe tha: Kemi patur një marrëdhënie të fortë të fëmijëri dhe jemi rritur bashkë, në distancë”, tha Rama.