Flash News

KRYESORE

Instagram kundër pëlqimeve dhe komenteve “fake”

Instagram prezantoi një nismë të re, e cila do të ketë në fokus pëlqimet dhe komentet e rreme. Kompania bëri me dijë se kanë zhvilluar mjete të cilat mund të identifikojnë llogari që përdorin aplikacione dhe shërbime për të gjeneruar popullaritet artificial.

Nëse dikush identifikohet se po mbledh followers dhe pëlqime “fake”, përdoruesi i llogarisë do të paralajmërohet dhe do t’i kërkohet të ndryshojë fjalëkalimin.

Instagram është shndërruar në mjet shumë të rëndësishëm, i cili po përdoret për të grumbulluar audienca të mëdha për t’u paguar më pas nga reklamimi.

Të fundit