Flash News

KRYESORE

Instagram merr një tjetër masë për "ankesat" nga përdoruesit

Instagram së fundmi po merr shumë ankesa nga përdoruesit për shkak të bullizmit e po ashtu ka bërë dhe shumë ndryshime por sërish do vijë një ndryshim tjetë për të shmangur sa më shumë pakënaqësitë e përdoruesve.

Është menduar që Instagram të aplikojë disa ndryshime, të cilat do t’u japin përdoruesve më shumë kontroll mbi llogaritë personale.

Kështu, shumë shpejt, përdoruesit mund të zgjedhin se kush mund t’i etiketojë në postime, por mund të zgjedhin edhe të fshijnë komentet negative në masë.

“Kemi parë që etiketimet dhe komentet përdoren shpeshherë për të  bulluar ose ngacmuar përdoruesit e tjerë, prandaj po sjellim disa risi që ju lejojnë të menaxhoni kush mund t’ju etiketojë ose kush mund t’ju përmendë në Instagram. E dimë se ndiheni të pafuqishëm për të menaxhuar një varg komentesh negative, ndaj edhe kemi testuar mundësinë për të fshirë komentet negative në masë, po edhe të bllokojmë ose kufizojmë shumë llogari që postojnë komente negative"-, tha në një deklaratë zëdhënësi i kompanisë.

Të fundit