Flash News

KRYESORE

Instagram mundëson shkëmbimin e mesazheve në web, pa shkarkuar aplikacionin

Instagram mundëson shkëmbimin e mesazheve në web, pa shkarkuar

Rrjeti social ‘Instagram’ ka një lajm të mirë për përdoruesit besnikë të chat-it. Kompania po teston një version në ueb të 'Instagram Direct'.

Përdoruesit mund të komunikojnë nga një kompjuter, laptop, tablet etj, pa pasur nevojë për aplikacionin “Instagram”.

Ky version i ri ne ueb mund ta shndërronte 'Instagram Direct' në një alternativë për komunikim me anë të mesazheve, jo vetëm për të diskutuar rreth fotove dhe videove të shpërndara në rrjet.

Mund të themi se Instagram në ueb ka mbetur mbrapa formatit për smartphone. Ende nuk mund të publikoni ‘story’ nga desktop, siç mund të bëni me Facebook Stories.

Të fundit