Flash News

KRYESORE

Instagram sfidon TikTok, bëhet gati t`i japë "fund" aplikacionit më popullor të momentit

TikTok është aplikacioni më popullor i momentit dhe sidomos gjatë karantinës ishte një ndër rrjetet sociale që shënoi vetëm rritje. Disa ditë më parë qeveria amerikane tha se po planifikon të ndalojë përdorimin e TikTok dhe të gjithë aplikacioneve kineze.

Nga e gjitha kjo sigurisht që po përfiton Instagrami, që duket se nuk po humbet asnjë minutë dhe tashmë po teston një opsion të ri, të ngjashme me TikTok-un.

Opsioni i ri quhet Instagram Reels sapo është lançuar në Indi dhe së fundmi është i aksesueshëm në Francë, Gjermani dhe Brazil. Instagram Reels i lejon përdoruesit të krijojnë video 15 sekondëshe duke përdorur këngë të ndryshme.

Kujtojmë se edhe Instastory, postimi që rri 24 orë vetëm, ishte një huazim nga Snapchat duke i marrë kështu shumë audiencë rrjetit social i cili me filtrat po ashtu ishte ndër më të përdorurit para disa vitesh derisa u lançua Instastory.

Të fundit