Instagrami thjeshtëson karantinën për përdoruesit

Jeta e njerëzve ka ndryshuar shumë këto kohë për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe të gjithë në jemi të detyruar t`i përshtatemi një stili të re jetesë. Këtë po bëjnë dhe biznese të shumta apo platforma të veçanta.

Aplikacioni dhe rrjeti social Instagram, ka lançuar dhe përshtatur një opsion të ri komunikimi duke lehtësuar të qëndruarit në karantinë, të gjithë përdoruesve. Ky opsion quhet “Media sharing”dhe lejon njerëzit të bëjnë flasin/shihen në grup dhe njëkohësisht të shohin ç’bëhet nga Feed-i i tyre në të njëjtën kohë.

Këtë opsion të ri e gjeni në ‘Direct Message’ tek opsioni i videos ku më pas shtoni miqtë me të cilët dëshironi të komunikoni. Teksa flisni me ta, ju mund edhe të navigoni në Feed-in e Instagramit. Përfaqësues të Instagram-it shpjeguan se ky opsion është krijuar për të minimizuar efektet e distancimit social në të gjithë botën dhe për të qëndruar të bashkuar, veç e veç.