Flash News

KRYESORE

INSTAT:  185 aksidente dhe 12 të vdekur vetëm në qershor

Në publikimin e tij të radhës Instituti i statistikave ka publikuar raportin mbi aksidentet rrugore të muajit qershor 2017. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se në qershor kanë ndodhur 185 aksidente, si pasojë e të cilëve kanë vdekur 12 persona.  Në 73% të rasteve, këto aksidente kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjeteve.

Gjithashtu, në raport rezulton se numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 16-25 vjeç, duke zënë 24.3% të numrit të aksidenteve rrugore.

Numri i të aksidentuarve në qershor, është afërsisht 8 persona në 100.000.

Për sa i përket gjashtë mujorit të parë të 2017-ës, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 79,9 % të rasteve.

Të fundit