Flash News

KRYESORE

INSTAT, alarmante rritja e numrit të aksidenteve me 7.6%  në muajin korrik

INSTAT, alarmante rritja e numrit të aksidenteve me 7.6%  në

Fatëkeqësisht muajt e verës ka patur një shtim të nurmit të aksidenteve, pavarësisht shtimit të masave të policisë nëpër të gjithë akset rrugore në vend. Sipas Insitutit të Statistikave vetëm për muajn korrik aksidentet janë rritur me 7.6%, ku numërohen rreth 200 aksidente.

Ajo që shfaqet më shqetësuese sipas këtyre të dhënave është fakti se shkak i aksidenteve gjatë korrikut janë bërë më së shumti këmbësorët. Grupmosha më e rrezikuar për aksidente gjatë muajit korrik por edhe si shtatë mujor janë drejtuesit e automjeteve të moshës 25-35 vjeç.

Sipas policisë, nga qytetarët ka shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi ata nuk respektojnë vijat e bardha, mbikalimet në ato vende ku ka, nuk respektojnë semaforin, apo nuk kontrollojnë rrugën për të kaluar nga një krah në krahun tjetër në ato vende ku mungon semafori. Policia Rrugore në ditët në vijim do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. 

Të fundit