Flash News

KRYESORE

INSTAT/ Ekonomia me rritje 2.36 përqind, dyfish më e vogël nga parashikimi i qeverisë

INSTAT/ Ekonomia me rritje 2.36 përqind, dyfish më e vogël nga

Rritja ekonomike është përgjysmuar në tre muajt e dytë të këtij viti. Vetëm 2.3 përqind rritje, pothuajse e njëjta normë me tremujorin e parë, është pothuajse sa gjysma e objektivit 4 përqind të qeverisë.

Drejtorja e komanduar e INSTAT Elsa Dhuli deklaroi se në tremujorin e dytë rritja ekonomike ka qenë vetëm 2.31 përqind ndërsa si 6 mujor llogaritet të jetë 2.36 përqind ose sa gjysma e vitit të kaluar e cila ishte më e larta e dekadës së fundit me 4.06 përqind.

“Krahasuar me 3-mujorine  dytë të vitit 2018, i cili u shoqërua me rritje prej 2.31% ku kontributin kryesore në këtë rritje e kanë dhënë degët, tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me 0.71 përqind. Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia 0.2 përqind, aktiviteti i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit me 0.41 përqind, aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0.35 përqind, aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 0.3 përqind”, shpjegoi Dhuli.

Duket se përfundimi i projektit të gazsjellësit TAP, rënia e prodhimit të energjisë si dhe mbyllja e lojërave të fatit janë shkaqet kryesore të situatës.

Ka patur energjia elektrike ndikimin e saj rënës për periudhën 3-mujor i dytë 2019, i krahasuar me 3-mujorin e dytë 2018, në të cilën energjia ka pësuar 1 pikë prodhimi. Në lidhje me sektorin e argëtimit, mbyllja e basteve është ajo që ka dhënë kontributin kryesor në këtë 3 mujor. Ndërtimi është aktivitet i lidhur me mbylljen e proceseve të punës nga kompania TAP”, u shpreh Dhuli.

Edhe institucionet ndërkombëtare financiare si FMN dhe BB kanë paralajmëruar se rritja ekonomike në vend parashikohet që gjatë 2019 dhe 2020 të jetë nën 4 përqind.

Të fundit