Flash News

KRYESORE

INSTAT: Në 2017 kultura ra me 25,5 %

ISTAT ka publikuar të dhënat e fnudit për aktivitetet kulturore të zhvilluara n’ Shqipëri nga institucionet kryesore të kulturës. Ajo që vihet re është një ulje prej 25.5 %, në krahasim me nëj vit më parë. Kjo do të tohtë se shqiptarët janë edhe më të varfër shpirtërisht.

“Në tremujorin e parë 2017, janë realizuar 213 shfaqje kulturore, duke shënuar rënie me 25,5 %, kundrejt tremujorit të parë 2016. Numri i spektatorëve në tremujorin e parë të 2017 është rreth 43 mijë, duke pësuar rënie me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e parë 2017 është 203 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 15,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016 ...

Numri i shfaqjeve/ekspozitave              Tr.1-2016                 Tr.1-2017

Teatri Kombëtar Popullor                                    38                   36

Teatri Kombëtar i Operas, AKVP                        40                   12

Teatri Kombëtar Eksperimental                         103                 102

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit                       43                   8

Galeria Kombëtare e Arteve                               4                      2

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë      58                  53

Shfaqje kulturore gjithsej                                    286                 213

Teatri Kombëtar Eksperimental (TKE) është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 102 shfaqje/ekspozita në tremujorin e parë 2017. Në tremujorin e parë 2017, numri i spektatorëve është 13.647, duke shënuar rritje 9,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2017 është 134 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rritje prej 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në tremujorin e parë 2017 është 53 shfaqje/ekspozita, duke shënuar ulje me 8,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Në tremujorin e parë 2017, numri i spektatorëve është 7.918 duke shënuar rritje me 38,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2017 është 149 spektatorë/vizitorë për shfaqje duke pësuar rritje me 51,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të

vitit të mëparshëm.  

Numri i spektatorëve /vizitorëve/audienca                Tr.1-2016                 Tr.1-2017

Teatri Kombëtar Popullor                                                13.902                      12.310

Teatri Kombëtar i Operas, AKVP                                    10.470                     7.779

Teatri Kombëtar Eksperimental                                     12.427                      13.647

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit                                    2.800                       360

Galeria Kombëtare e Arteve                                           5.020                                     1.141

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë                  5.726                                     7.918

Numri i spektatorëve gjithsej                                         50.345                      43.155

Numri i frekuentuesëve të BK në tremujorin e parë 2017 është 35.707, duke

shënuar rënie me 31,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Në tremujorin e parë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 4.874 botime, 11,6 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 927 ishin tituj të rinj dhe 3.947 ekzemplarë të rinj.”

  

 

 

Të fundit