Flash News

KRYESORE

Institucionet e Kosovës shpenzojnë 2.6 milionë euro për xhipa luksozë

Institucionet e Kosovës shpenzojnë 2.6 milionë euro për

Institucionet e Kosovës gjatë ditëve në vijim pritet të shpenzojnë më shumë se 2.6 milionë euro për blerjen e 71 xhipave luksozë, si dhe të 15 makinave për udhëtarë. Po ashtu nga fillimi i këtij viti e deri më tani institucionet kanë marrë me qira edhe rreth 400 vetura tjera për të cilat do të paguajnë rreth 10 milionë euro, shkruan sot gazeta "Zëri”.

Më shumë se 2.6 milionë euro do t’i shpenzojnë institucionet e vendit për blerjen e 71 xhipave luksozë për Policinë e Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe të 15 automjeteve për udhëtarë e ku për blerjen e këtyre kanë parashikuar një buxhet prej rreth 2 milionë e 620 mijë eurosh. Po ashtu gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se gjatë 60 muajve në vijim institucionet e vendit do të paguajnë rreth 10 milionë euro për rreth 400 automjete sa i kanë marrë me qira për nevoja të Qeverisë, të Kuvendit, por edhe të institucioneve të pavarura që funksionojnë në vendin tonë.

Po ashtu burime të gazetës “Zëri” brenda Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), institucion ky i cili organizon prokurime të përbashkëta për të gjitha institucionet që financohen nga buxheti i Kosovës, thotë se çdo ditë e më shumë janë duke u rritur  kërkesat e institucioneve për marrje me qira, por edhe për blerje të automjeteve të reja, shkruan Zëri.

Të fundit