Flash News

KRYESORE

Institucionet, kompanitë dhe ndërmarrjet investim thuajse zero për trajnimin e punonjësve

Trajnimi i punonjësve cilësohet ndër faktorët kryesorë që do të rriste rendimentin në punë, por shpenzimet për trajnime, janë ndër shpenzimet më të ulëta të punës.

Sipas Anketës së Forcave të Punës, as 0.5% e të gjithë kostos orare të punës, nuk e zë formimi i punonjësit. Kjo është një mesatare ku përfshihen si insitucionet publike, edhe sipërmarrja private. Anketa vëren se në strukturën e kostos mesatare të punës për një orë, vetëm 0.42% e shpenzimeve shkojnë për trajnime profesionale, shkruan Business Mag Albania.

Krahasuar me katër vite më parë, niveli është rritur ndjeshëm, por nisej pothuaj nga zero. Në vitin 2012, kostot e trajnimit në ndërmarrje ishin vetëm 0.25% e totali.

Të fundit