Flash News

KRYESORE

Institucionet shtetërore heshtin për numrin e protestuesve të lënduar

Policia e shtetit ka dhënë sot një bilanc të të lënduarve nga protesta e sotme e opozitës, por është mjaftuar që të japë vetëm numrin e të lënduarve në radët e saj, të cilët sipas policisë janë gjashtë efektivë.

Ndërkohë, as ministria e shendetësisë, dhe as ndonjë institucion tjetër varësie i saj, nuk kanë dhënë asnjë shifër lidhur me numrin e protesuesve të lënduar.

Sot nga pamjet e publikuara në media, u pa fare qartë se një protestues ishte i gjakosur në pjesën e kokës.

Një tjetër grua humbi ndjenjat dhe u transportua me ambulancë.

Gjithashtu edhe deputetja e LSI Floida Kërpaçi mbeti e gjakosur në njërën dorë.

E megjithatë, institucionte e shtetit, zyrtarisht, kanë qëndruar në heshtje për këto raste.  

Të fundit