Flash News

KRYESORE

Institucioni i ri i drejtësisë, hapen nesër aplikimet për ngritjen e SPAK

Institucioni i ri i drejtësisë, hapen nesër aplikimet për

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës ku në rend të ditës është hapja e procedurës së aplikimeve për kandidatët që duan të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mbledhja do të nis në orën 10 ndërsa çdo prokuror që kërkon të jetë pjesë e kësaj strukture, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë dhe krimin e organizuar, duke të paraqesin dokumentacionin e tyre pranë KLD-së.

Kandidatët të cilët do të aplikojnë për të qenë pjesë e SPAK duhet të kalojnë filtrin e  pasurisë dhe verifikimit të figurës, si dhe të kenë 10 vite eksperiencë pune në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu ata duhet të plotësojnë një deklaratë ku ata dhe familjarët e tyre të pranojnë  se komunikimet telefonike të tyre do të jenë objekt vëzhgimi, duke hequr dorë nga privatësia.

Të fundit