Instituti i Medias hap Akademinë e Gazetarisë; lektorë nga Oxford-i, The Economist, Le Monde. Aplikoni!

Ftesë për aplikim për pjesëmarrje në Akademinë Profesionale të Medias

Instituti Shqiptar i Medias do të organizojë Akademinë Profesionale të Gazetarisë, një kurs 9- mujor, në të cilin do të marrin pjesë 16 gazetarë të mediave kryesore elektronike, të shkruara dhe online, të interesuar në fushën e gazetarisë së opinionit, të analizës politike dhe të çështjeve ndërkombëtare.

Akademia do të konsistojë në një numër kursesh me tema të ndryshme të gazetarisë politike dhe të profesionit të gazetarit në përgjithësi, si dhe në workshope tematike dhe leksione rreth çështjeve kryesore që lidhen me zhvillimet rajonale dhe globale, apo çështje të tranzicionit dhe demokracisë.

Pjesëmarrësit do të jenë gazetarë aktivë të mediave kryesore, pa përjashtuar studentët e viteve të fundit dhe gazetarët freelance, nën moshën 35 vjeç. Gjuha e kursit do të jetë anglishtja.

Kursi do të jetë pa pagesë. Akademia do të nënshkruajë kontrata me mediat nga do të vijnë pjesëmarrësit, të cilat angazhohen që gazetarët e tyre të ndjekin leksionet dhe workshopet e kursit.

Akademia do të ketë kryesisht lektorë të huaj, gazetarë të mirënjohur, profesorë të gazetarisë, që kanë njohuri për rajonin dhe Shqipërinë, dhe që janë ndër personalitetet më autoritare në fushën e tyre. Trainerët përfshijnë lektorë nga The Economist, Guardian, Le Monde, Observer, Corriere della Sera, Universiteti i Perugias, Universiteti i Oxfordit, Universiteti i Aarhusit dhe të tjerë.

Gazetarët e interesuar duhet të dërgojnë pranë Institutit Shqiptar të Medias në adresën

[email protected] institutemedia.org dokumentet e mëposhtme:

-Një CV ku të përshkruhen shkollimi dhe aktiviteti profesional i kandidatit, si dhe kontaktet e tij.

-Një letër motivimi ku të shpjegohen arsyet se pse kandidati është i interesuar të marrë pjesë në këtë Akademi.

– Dokumentin që dëshmon njohuritë e gjuhës angleze (në rast se një dokument i tillë mungon, kandidati do t’i nënshtrohet një interviste).

Afati i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara është data 10 tetor 2019.

Për më shumë informacion kontaktoni:

Instituti Shqiptar i Medias

Rruga Gjin Bue Shpata, Nr 8

Tiranë

Tel + 355 42 22 98 00

E-Mail: [email protected]